Rama në Vlorë: Aeroporti gati të presë pasagjerët në vjeshtë, krijohen mbi 1000 vende pune

Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ndal tek investimet e bëra në qarkun e Vlorës. Ai u shpreh se Aeroporti i Vlorës, në vjeshtën e këtij viti do të jetë gati të presë pasagjerët e parë. Rama shtoi se në këtë aeroport do të krijohen mbi njëmijë vende pune, hapësirë …

Lajme

08/05/2025 19:30

Kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, u ndal tek investimet e bëra në qarkun e Vlorës.

Ai u shpreh se Aeroporti i Vlorës, në vjeshtën e këtij viti do të jetë gati të presë pasagjerët e parë.

Rama shtoi se në këtë aeroport do të krijohen mbi njëmijë vende pune, hapësirë  kjo për këdo që do të punojë në vendin e tij.

“Aeroporti do bëjë testet dhe në muajt e ardhshëm do të presë dhe do të ulë avionët e bizneseve për t’u bërë gati në vjeshtë për të hapur dyert për pasagjeret.  Në Aeroport do të hapen mbi 1000 vende pune”, tha ai.