Rama: Ndalimi i Haradinajt, një absurditet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar si një absurditet ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.
Lajme
“Ndalimi i Haradinajt, një absurditet! E pabesueshme që urdhër-arrestet e Serbisë s’janë fshirë ende nga kompjuterët e BE-së”, shkroi Rama në Twitter.
Haradinaj është i ndaluar në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.
Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.