Rama: Kosova s’do të pres kaq sa e ka shpallur pavarësinë për anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk janë vetëm vëllazërore por edhe produktive, më shumë se kurdoherë tjetër. Rama në mbledhjen solemne të kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, tha se Kosova s’do të pres gjatë për njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar. “Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë…

Lajme

27/11/2022 12:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, nuk janë vetëm vëllazërore por edhe produktive, më shumë se kurdoherë tjetër.

Rama në mbledhjen solemne të kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, tha se Kosova s’do të pres gjatë për njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë sot nuk janë vetëm të shkëlqyera, por janë produktive, më shumë se kanë qenë kurdoherë tjetër”, tha ai.

“Kosova nuk do të pres kaq sa e ka shpallur pavarësinë për njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në mekanizma ndërkombëtar”, shtoi Rama.