Rama: Koalicion me qytetarët dhe ata që besojnë në vizionin tonë
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, dhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama ka deklaruar se drejtë balotazhit të 9 nëntorit kanë koalicion me qytetarët dhe gjithë ata që besojnë në vizionin e tyre. Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama tha se takime për ndonjë koalicion të mundshëm ka zhvilluar me…
Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, dhe kryetari aktual i kryeqytetit, Përparim Rama ka deklaruar se drejtë balotazhit të 9 nëntorit kanë koalicion me qytetarët dhe gjithë ata që besojnë në vizionin e tyre.
Kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama tha se takime për ndonjë koalicion të mundshëm ka zhvilluar me të gjitha partitë.
“Koalicion me qytetarët dhe të gjithë ata që besojnë në vizionin tonë… Kemi pasur takime me të gjithë, unë po them edhe publikisht i ka kërkuar të gjithëve që t’i bashkohen vizionit tonë transformues. Kërkesa ime qysh para 4 vitesh ka qenë një proces 8 vjeçar transformues, programi ynë është 8 vjeçar kemi ardhur tash me projekte transformuese në kryeqytet. Jemi duke punuar në gjitha pjesë në gjitha sferat dhe tash kërkojmë edhe mandatin tjetër 4 vjeçar që të rrumbullakojmë transformimin e kryeqytetit”, theksoi ai.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinë, Përparim Rama doli i pari me 33.71%, ndërsa i dyti është kandidati i LVV-së për të parin e Prishtinës, Hajrullah Çeku me gjithsej 33.21%.
Më 9 nëntor qytetarët e 18 komunave të Kosovës do të vendosin për kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre.