Rama i prerë në OKB: Serbia duhet ta njohë Kosovën

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia bëri të qartë Serbisë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe se Serbia do duhet ta njohë atë si Republikë të pavarur dhe sovrane. Ai u bëri edhe një herë thirrje Kosovës dhe shteteve të…

Lajme

24/09/2022 19:06

Gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia bëri të qartë Serbisë se Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën dhe se Serbia do duhet ta njohë atë si Republikë të pavarur dhe sovrane.

Ai u bëri edhe një herë thirrje Kosovës dhe shteteve të tjera të rajonit që të bashkohen me nismën e Ballkanit të Hapur.

Rama tha se kjo nismë do të lehtësojë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria nuk do të lëviz asnjë centimetër për mbështetje që të njohë Serbinë. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit dhe të bëjnë rolin e tyre për një marrëveshje të mbështetur nga BE dhe SHBA. Dialogu është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces.”

“Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah”, tha ai.