Rama i përgjigjet Fevziut, poston fotografi duke ia ngrehur veshin: Nuk sjelli asnjë fakt për akuzat
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëri i ka reaguar gazetarit Blendi Fevziu. Ai ka vlerësuar se autori i emisionit “Opinion” nuk ka sjell asnjë fakt për akuzat e bëra ndaj 7 ministrave. Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar i Fevziu ka gënjyer për akuzat. “PRA, BLENDI FEVZIU KA GËNJYER FORT, kur duke…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përsëri i ka reaguar gazetarit Blendi Fevziu.
Ai ka vlerësuar se autori i emisionit “Opinion” nuk ka sjell asnjë fakt për akuzat e bëra ndaj 7 ministrave.
Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar i Fevziu ka gënjyer për akuzat.
“PRA, BLENDI FEVZIU KA GËNJYER FORT, kur duke e parë në sy publikun nga ekrani i Opinionit ai tha, “kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj!” Duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë akuzë të rreme ose shqip, shpifje, Fevziu braktisi jo thjesht deklarimin e dhënë me garancinë se zotëronte fakte, për plot 7 ministra që bënin marifetin e lartpërmendur. Në të vërtetë ai braktisi publikun e tij dhe u mor në tym me videot e inspektimeve, përballjet e Trumpit me gazetarët, lirinë e tij për të udhëtuar në Amerikën Latine, gjëra që s’kishin asnjë lidhje me arsyen e me përmbajtjen e reagimit tim”, ka shkruar Rama.