Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare. Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare. Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente. Po ashtu, Kuvendi miratoi…
Lajme
Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.
Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.
Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.
Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.
Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës.