Rama dhuron gjak në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës: Le të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dhuruar sot gjak në nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës. Ai ka thënë se në këtë ditë u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë deri sa ka uruar që ky dhurim i gjakut të reflektojë në frymën e…

Lajme

18/04/2024 11:32

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dhuruar sot gjak në nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.

Ai ka thënë se në këtë ditë u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë deri sa ka uruar që ky dhurim i gjakut të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit.

“Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, u përulemi me respekt të gjithë atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e kombit tonë. Kontributi dhe vetmohimi i tyre shtruan hapat e palëkundshëm drejt lirisë që trashëgojmë sot. Ky gjest simbolik i dhurimit të gjakut, të cilin e bëmë së bashku me komandantin, Fatmir Sopi, le të reflektojë në frymën e bashkimit dhe solidaritetit”, ka shkruar Rama në Facebook.
Postimi i plotë: