Rakitic ka refuzuar Man Utd dhe Juventusin

Ivan Rakitic ka pasur mundësinë që të largohet nga Barcelona.

Sport

31/01/2020 17:31

Merkatoja e janarit është pak orë para mbylljes dhe shumë skuadra janë duke bërë lëvizjet e fundit.

Deri në këtë pikë të merkatos ka pasur shumë lëvizjte interesante dhe shumë lojtarë që janë lidhur me skuadra të ndryshme.

Ivan Rakitic është një nga lojtarët që ka zgjuar interesimin e Manchester United e Juventus, por një marrëveshje nuk është arritur.

‘Sport’ shkruan se ylli i Barcelonës ka refuzuar mundësinë që të kalojë te Juve apo United, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Kroacisë është menduar se do të largohet nga ‘Camp Nou’, por ai nuk ka treguar interesim të kryej ndonjë lëvizje gjatë kësaj merkatoje. /Lajmi.net/