Raiola: Do ta blej unë Milanin

Ndonëse duket e pabesueshme por është e vërtetë. Agjenti i njohur, Mino Raiola ka thënë se është i gatshëm që ta blejë Milanin nëse ai shitet për një çmim të duhur.

Sport

08/03/2015 13:01

Mino Raiola është vetëm një agjent, mirëpo është i gatshëm të blej një skuadër që ka një histori shumë të madhe si ajo e Milanit.

“E blej unë Milanin, mjafton që të ma shesin në çmimin e duhur. Fondet i kam, nuk është vetëm një deklarat”,tha Raiola.

“Jam munduar ta blej Romën por Unicredit… Do ta bleja menjëherë edhe Napolin. Thohir? E ka blerë Interin për të bërë biznes, por është duke bërë vetëm spekulime”, përfundoi Raiola.