Rahmani nga PDK: S’ulemi në tavolinë me ata që na quajtën bashkëpunëtorë të Radoiçiqit e Serbisë
Deputeti i grupit parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për qëndrimin e partisë lidhur me mundësinë e takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik në vend. Rahmani ka thënë se vendimi i PDK-së për të mos marrë pjesë…
Lajme
Deputeti i grupit parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për qëndrimin e partisë lidhur me mundësinë e takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik në vend.
Rahmani ka thënë se vendimi i PDK-së për të mos marrë pjesë në takime me Kurtin lidhet edhe me qëndrimet dhe deklaratat që, sipas tij, janë bërë nga kreu i LVV-së gjatë fushatës zgjedhore.
Ai ka deklaruar se për të është e vështirë të imagjinohet një bashkëpunim politik me një person i cili, sipas tij, gjatë fushatës i ka cilësuar përfaqësuesit e PDK-së me etiketime të rënda.