Rafuna: Rritja e çmimeve po e thellon varfërinë, qeveria duhet të ndërmarrë masa për të shpëtuar ekonominë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se rritja e çmimeve ka qenë e pritur sepse çmimi i energjisë elektrike hynë në kosto operative të çdo biznesi. Rafuna thotë se kanë kërkuar nga ZRRE dhe qeveria në detyrë që të ndërmarrin masa dhe ta shpëtojnë ekonominë dhe qytetarin e Kosovës. “Rritja e çmimeve…

Lajme
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se rritja e çmimeve ka qenë e pritur sepse çmimi i energjisë elektrike hynë në kosto operative të çdo biznesi.
Rafuna thotë se kanë kërkuar nga ZRRE dhe qeveria në detyrë që të ndërmarrin masa dhe ta shpëtojnë ekonominë dhe qytetarin e Kosovës.
“Rritja e çmimeve ka qenë e pritur, pas vendimit të ZRRE për arsye se në çdo rritje të çmimit të energjisë elektrike është rritja e kostos së prodhimit, çmimi i energjisë elektrike hyn në kosto operative të çdo biznesi, qoftë të ofrimit të shërbimeve qoftë ofrimit të prodhueseve. Qytetarët e Kosovës përveç që janë ngarku me 16,1% në ekonomi familjare do ta kenë edhe një rritje dhe një ngarkesë shtesë në produktet apo në shërbimet që do ti marrin, qoftë në ndërmarrjet publike qoftë prej prodhuesve ose ofruesve të sherbimeve nga sektori privat.
Për këtë arsye ne si Odë Ekonomike kemi kërku jo vetëm nga ZRRE por edhe nga qeveria në detyrë që të ndërmarrin masa, të ofrojnë një subvencion, dhe ta shpëtojnë ekonominë dhe qytetarin e Kosovës. Sepse nëse nuk ndërmerren masa për me shty daljen në treg të lirë të bizneseve do ta stimulojnë rritjen e inflacionit, inflacioni është duke shku ka 3shi dhe ka me kalu 3shin këtë muaj, tendenca e rritjes së inflacionit është duke u rrit. Standardi jetsorë i qytëearëve të Kosovës do të ulët dhe qytetarët do të jenë më të varfër në kuptimin e buxhetit familjar që e kanë”, tha ai.
Tutje ai tregon disa masa që mund ti ndërmerr qeveria për të ndihmuar qytetarin dhe ekonominë e vendit në këtë kohë, ku shton se me këto rritje të çmimeve shumë biznese do të falimentojnë dhe do të shkaktohet një varfëri dhe ulje e standardit jetësor te shumë familje në Kosovë.
“Ka shumë masa që mund ti ndërmerr qeveria, mirëpo në kohën, në situatën që jemi sot sepse jemi edhe 10 ditë para 1 qershorit që duhet me dal në tregun e lirë biznesi, e vetmja mundësi për ta shty këtë vendim, për ta rujt biznesin, për ta rujt ekonominë e vendit dhe për ta mbrojtë qytetarin e Kosovës, është që me lëshu një subvencion me shty për 1 vit daljen në treg të lirë dhe gjatë kësaj periudhe të gjitha institucionet përfshirë edhe neve si odë ekonomike me punu që me përgatittë biznesin, tregun, infrastrukturën ligjore që në vitin e ardhshëm biznesi me dal në treg të lirë. Por cka kish me ndodh, nuk kish me pas shtrejntime të cmimeve për arsye se biznesi kish me nejt në cmimin e rregullum dhe nuk do ta kishte cmimin prej 200 deri në 400% më shtrejnt.Po, pa dyshim që po, te biznesi shumë biznese kanë me falimentu, te familjet tona kanë me shkaktu varfëri dhe ulje të standartit jetësor dhe ka me kanë trendi i daljes jashtë edhe më i madh se që ka qenë deri më tani”, u shpreh ai.
Rafuna thekson se tek bizneset është ngritur një shqetësim i madh dhe ka kërkesa për protesta.
Gjithashtu ai tregon se me 19 maj do ta zhvillojnë një takim me kryeministrin Kurti, sa i përket kësaj çështje ku pas këtij takimi do të dihet më saktë se çfarë do të ndodhë rreth kësaj çështje.
“Te bizneset këtë javë që ishim në takim bashkë me odat tjera dhe kishim më shumë se 300 biznese që ishin preznet këtu, kishin një shqetësim shumë të madh dhe ishte kërkesa për protesta por ne kërkuam që tu jepim hapsirë dhe të diskutojmë. Sot e kishim takimin me ZRRE një takim shumë i mirë, diskutuam me pa cilat janë mundësit për me zgjidh cështjen në të cilën jemi. Ditën e hënë do ta kemi në kuadër të këshillit nacional për ekonomi dhe investime me kryeministrin do ta kemi takimin dhe pas ditës se hënë, të martën e mërkurën do ta dimë saktë se cka do të ndodhë dhe ka do të shkojmë”, përfundoi Rafuna për GazetaBlic.