Qytetari në Tiranë përplaset me policët: Ju urrejnë të gjithë se po mbroni kriminelët

Një qytetar është përplasur me policët në Tiranë. Ai ka shprehur mllefin e tij karshi ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit në protestë, ku pati përplasje fizike të ashpra mes policëve dhe protestuesve, transmeton lajmi.net. “Keni familje ju? Ikni. Këta janë fëmijët tanë. Juve ju urrejnë të gjithë se mbroni kriminelët. E kanë shkatërruar këtë…

Lajme

16/10/2026 12:43

Një qytetar është përplasur me policët në Tiranë.

Ai ka shprehur mllefin e tij karshi ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit në protestë, ku pati përplasje fizike të ashpra mes policëve dhe protestuesve, transmeton lajmi.net.

“Keni familje ju? Ikni. Këta janë fëmijët tanë. Juve ju urrejnë të gjithë se mbroni kriminelët. E kanë shkatërruar këtë vend, s’durojnë më njerëzit. Ikni, si nuk keni turp?! Largohuni, se nuk merrni vesh me të mirë! Ata janë fëmijë, ata i keni frikë ju?”, tha ndër të tjera qytetari.

Video e realizuar nga lajmi.net: