Si votuan serbët e Kosovës në zgjedhjet në Serbi ?

Lista Studentore është fituese e zgjedhjeve të djeshme të parakohshme parlamentare në Serbi. Rezultatet e votimit sipas rajoneve, të publikuara nga Komisioni e Zgjedhjeve të Serbisë, tregojnë se Partia Progresive Serbe ka humbur në pothuajse të gjitha pjesët e Serbisë, ndërsa Partia Socialiste e Serbisë e ka kaluar pragun zgjedhor vetëm në pak pjesë të…

Lajme

26/10/2026 17:13

Lista Studentore është fituese e zgjedhjeve të djeshme të parakohshme parlamentare në Serbi.

Rezultatet e votimit sipas rajoneve, të publikuara nga Komisioni e Zgjedhjeve të Serbisë, tregojnë se Partia Progresive Serbe ka humbur në pothuajse të gjitha pjesët e Serbisë, ndërsa Partia Socialiste e Serbisë e ka kaluar pragun zgjedhor vetëm në pak pjesë të vendit, përfshirë votuesit serbë në Kosovë.

Në Kosovë, 71,63% e votuan listën “Serbia e Bashkuar” të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq (24 mijë e 344 vota), raporton Televizioni N1.

Lista Studentore mori 7 mijë e 167 vota nga serbët e Kosovës (21,09%).

Partia Socialiste e Ivica Daçiqit, e cila në shumicën e Serbisë nuk e kaloi pragun prej 3%, mori 1 mijë e 75 vota në Kosovë (3,16%).

Lista e Vuçiqit mori 2 mijë e 721 vota nga serbët e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht 61,76%, ndërsa Lista Studentore fitoi 1 mijë e 415 vota (32,12%). SPS-ja e Daçiqit në Mitrovicën e Veriut mori vetëm 54 vota.