Qysh GUXO ja humbën fitoren pa balotazh Alban Hysenit të VV-së në Gjilan?
Gjilani do të shkoj në balotazh. Kandidati i VV-së, Alban Hyseni që mori 49.80 për qind të votave do të shkoj në balotazh me Arbër Ismajlin e LDK-së që mori 34.29 për qind, shkruan lajmi.net. Hyseni i VV-së ishte larg fitores pa balotazh për 92 vota. Një nga arsyet pse Alban Hyseni do të shkoj…

Lajme
Gjilani do të shkoj në balotazh.
Kandidati i VV-së, Alban Hyseni që mori 49.80 për qind të votave do të shkoj në balotazh me Arbër Ismajlin e LDK-së që mori 34.29 për qind, shkruan lajmi.net.
Hyseni i VV-së ishte larg fitores pa balotazh për 92 vota.
Një nga arsyet pse Alban Hyseni do të shkoj në balotazh është subjekti “Guxo” – që është edhe partner i VV-së në nivelin qendror e në shumë komuna.
Ky subjekt vendosi që të hyjë me kandidatin e saj në garë. Ilir Poroshtica ishte kandidati i Guxo, i cili pa filluar fushata u tërhoq nga gara.
Por, përkundër që u tërhoq, Poroshtica fitoi 157 vota. Po t’i shkonin votat e tij Hysenit, ai sot do të ishte fitues pa balotazh.
Gara për balotazh do të zhvillohet me 9 nëntor./lajmi.net/