Qumështi i dhisë kundrejt qumështit të lopës: a është vërtet më i shëndetshëm se tjetri?

Në ditët e sotme, shumëllojshmëria e produkteve ushqimore na jep mundësinë të zgjedhim për të konsumuar atë product që na pëlqen apo që na nevojitet kushtëzuar nga ndonjë problematikë shëndetësore.

Lifestyle

22/08/2019 11:08

Në një botë plot variacion, përfshirë këtu edhe shumëllojshërinë e produkteve si qumështi, qumështi i dhisë është duke u preferuar më tepër.

Rrjedhimisht lind pyetja: Cili është ndryshimi midis qumështit të dhisë dhe qumështit të lopës?

Nga kërkimet e kryera, ka rezultuar se qumështi i dhisë mund të jetë një zgjedhje mjaft e mirë për tretjen, transmeton “Living”.

Sipas USDA, në një gotë me qumësht dhie gjenden:

170 kalori
9 gramë proteina
10 gramë yndyrë
11 gramë karbohidrate
11 gramë sheqerna
25 miligramë kolesterol

Ndërsa në një gotë me qumësht lope gjenden:

160 kalori
8 gram proteina
9 gram yndyrë
11 gram karbohidrate
11 gr sheqerna
30 miligramë kolesterol

Qumështi i dhisë del në krye për përmbajtje më të lartë tëproteinave dhe kolesterolit, por përmbajtja e yndyrës së qumështit të lopës është më e ulët. Sa i përket vitaminave dhe mineraleve, qumështi i dhisë ka më shumë kalcium, kalium dhe vitaminë A sesa qumështi i lopës, por qumështi i lopës ka më shumë vitaminë B12 dhe acid folik.

Për shkak se mendohet të jetë më e lehtë për tu tretur, ekziston një mendim i gabuar se qumështi i dhisë është pa laktozë. Në fakt, kjo nuk qëndron plotësisht. Qumështi i dhisë ka më pak laktozë sesa qumështi i lopës, por jo mjaftueshëm për ta bërë atë pa laktozë.