Quaresma kthehet në shtëpi

U shëtit poshtë e lartë dhe në fund pritet të rikthehet në ‘shtëpi’. Ricardo Quaresma, futbollisti që dikur konsiderohej si një prej më të talentuarve në Evropë, gjatë kohës sa ishte anëtar i Portos, asnjëherë nuk dha shkëlqimin e pritur pas largimit nga gjiganti portugez. Inter, Chelsea, Besiktas e së fundmi edhe Al Ahli Dubai…

Sport

04/12/2013 09:20

U shëtit poshtë e lartë dhe në fund pritet të rikthehet në ‘shtëpi’.

Ricardo Quaresma, futbollisti që dikur konsiderohej si një prej më të talentuarve në Evropë, gjatë kohës sa ishte anëtar i Portos, asnjëherë nuk dha shkëlqimin e pritur pas largimit nga gjiganti portugez.

Inter, Chelsea, Besiktas e së fundmi edhe Al Ahli Dubai kanë qenë destinacionet e 30-vjeçarit.

I dëshpëruar nga rrjedha e karrierës së tij në vjetët e fundit, Quaresma thuhet se ka arritur marrëveshje për dy vjet e gjysmë me ish skuadrën e tij.

Sipas medieve portugeze, mesfushori ofanziv pritet ta nënshkruajë kontratën me Porton pas rihapjes së afatit kalimtar për futbollistë në janar.