Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt
Në fjalën e saj përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka deklaruar se janë administruar të gjitha provat materiale, janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët që kanë pasur njohuri për rrethanat e kryerjes së veprës penale, si dhe është paraqitur mbrojtja e të akuzuarve. Ajo ka theksuar se procesi gjyqësor ka…
Lajme
Në fjalën e saj përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka deklaruar se janë administruar të gjitha provat materiale, janë dëgjuar të gjithë dëshmitarët që kanë pasur njohuri për rrethanat e kryerjes së veprës penale, si dhe është paraqitur mbrojtja e të akuzuarve.
Ajo ka theksuar se procesi gjyqësor ka sqaruar, sipas saj, një krim makabër – vrasjen e Liridona Ademajt, të kryer më 29.11.2023, në prani të dy fëmijëve të saj të mitur, të cilët në atë kohë kishin 4 dhe 6 vjeç, transmeton lajmi.net.
Në fund të deklarimit të saj, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka thënë: “Pas zhvillimit të procedurës së provave, ku janë paraqitur të gjitha provat materiale të grumbulluara, janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët që kishin njohuri me rrethanat e kryerjes së veprës penale, si dhe është paraqitur mbrojtja e palës së akuzuar, andaj po e përmbyllim këtë proces gjyqësor i cili ka sqaruar një krim makabër, vrasjen e Liridona Ademaj, të kryer më 29/11/2023 para djemve të saj të mitur, të cilët i kanë pasur 4 dhe 6 vjet.”
Ajo ka kërkuar që të akuzuarve t’u shqiptohet dënimi maksimal, përkatësisht burgimi i përjetshëm./lajmi.net/