Prokurorja ia përmend Naim Murselit policën e sigurimit të Liridonës në Suedi: E ka bërë një plan të mirë se si ta heqë qafe bashkëshorten e tij

Në shqyrtimin gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademaj-Murselit, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka paraqitur pretendime lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e të akuzuarve para krimit. Sipas saj, gjatë procesit është vërtetuar se në muajin qershor të vitit 2022, familja Murseli në Suedi ka paguar një policë sigurimi në emër të Liridona Ademajt,…

Lajme

17/04/2026 10:34

Në shqyrtimin gjyqësor të rastit të vrasjes së Liridona Ademaj-Murselit, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka paraqitur pretendime lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe veprimet e të akuzuarve para krimit.

Sipas saj, gjatë procesit është vërtetuar se në muajin qershor të vitit 2022, familja Murseli në Suedi ka paguar një policë sigurimi në emër të Liridona Ademajt, ndërsa menjëherë pas kësaj, sipas dëshmisë së Granit Plavës, i akuzuari Naim Murseli ka kërkuar prej tij që të gjejë mënyrën për ta vrarë Liridonën, transmeton lajmi.net.

Në këtë kontekst, prokurorja Javorka Perlinçeviç ka deklaruar: “Ne këtë shqyrtim gjyqësor është vërtetuar se në muajin qershor të vitit 2022, familja Murseli në Suedi e ka paguar policën e sigurimit në emër të Liridona Ademajt, dhe menjëherë pas kësaj, Granit Plava ka dëshmuar se Naim Murseli ka kërkuar nga ai që të gjejë mënyrën për ta vrarë Liridonën, që do të thotë se me vetëdije është paguar polica e sigurimit për Liridonën. I akuzuari Naimi e ka bërë një plan të mirë se si ta heqë qafe bashkëshorten e tij.”

Prokurorja i ka lidhur këto pretendime me, sipas saj, planifikimin e mëhershëm të vrasjes së viktimës./lajmi.net/