Qirezi: Bashkë me disa ekspertë do ta bëjmë një raport për arsimin e lartë

Këtë javë e ftuar në “Cult” të KosovaPress, ishte Bardha Qirezi-eksperte e fushës së arsimit, e cila tha se është rritur në një familje ku çdo gjë flitej rreth arsimit, andaj tash e 17 vite është shumë e përkushtuar në këtë fushë.

Lajme

16/02/2020 15:08

“Unë jam pjesë e një familje ku të gjithë merremi me arsim, edhe babi edhe nëna, janë profesor të gjuhës shqipe dhe janë marrë me arsim, njëjtë në familje edhe motra, edhe vëllezërit të gjithë fillimisht kemi pas projekte të arsimit, tash disa prej teje merren me projekte tjera por arsimi ka qenë bisede në familje”, tregoi Qirezi.

Ekspertja e arsimit tregon se studimet i përfundoi në Irlandë, nga ku edhe ka mësuar për raportin profesor-student. Ajo tregon se studentët e saj e thërra sin në emër, kështu që edhe raportet mes tyre janë shumë të mira.

“Fillimisht, mua studentët më thirrin në emër, gjë që ndoshta nuk është për të gjithë ku punoj por mua më thirrin në emër, kjo më bënë të ndihem shumë e afërt me ta”, – tha Qirezi.

Qirezi shtoi se së bashku me një grup tjetër profesorësh janë zgjedhur si ekspertë të arsimit të lartë nga Ministria e Arsimit dhe Komisioni Evropian, ku puna e tyre është të shkruajnë raporte për arsimin e lartë e që merret bazë nga të gjitha organizatat botërore.

“Po ne jemi një grup ekspertësh të arsimit të lartë, të zgjedhur nga Ministria e Arsimit dhe Komisionit Evropian në Kosovë, për t’i ndihmuar autoriteteve dhe institucioneve në Kosovë në lidhje me reformat e arsimit të lartë. Si pjesë e kësaj detyre është se ne do të merremi me një raport për arsimin e lartë në Kosovë i cili do të merret bazë nga të gjitha organizatat të cilat merren me Kosovën dhe do ta kenë bazë për t’iu referuar arsimit të lartë”, – tha Qirezi.