Qeveria të reagojë për statutet e komunave në veri

\"Nisma për Kosovën\" ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa për kthimin e kushtetutshmërisë në katër komunat në veri. Ata shprehin habi se si Kryeministri Hashim Thaçi nuk ka dalë ende me një qëndrim lidhur me këtë çështje.

Lajme

17/03/2014 15:24

Nisma për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë urgjente të marrë masa në kthimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë në këto katër komuna.

Në një komunikatë për media, Nisma ka shfaqur brenga për heshtjen e Qeverisë karshi votimit të statuteve neutrale të katër komunave në veri të vendit.

Aslambleistët serbë në Komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, javën e kaluar kanë votuar pro miratimit të statuteve neutrale të këtyre komunave.

“Miratimi i statuteve të komunave veriore është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin për komunat”.

“Nisma për Kosovën shprehet e brengosur për heshtjen e autoriteteve qeveritare”.

“Nisma për Kosovën kërkon nga Qeveria e Kosovës që në mënyrë urgjente të marrë masa në kthimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë në këto katër komuna”.

“Është për tu habitur që Kryeministri apo zyrtarët tjerë nuk kanë dalë ende më një qëndrim të qartë për këto veprime që konfrontohen me interesat e vendit”.

“Nisma për Kosovën kërkon nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës që të veprojë menjëherë konform obligimeve që ka në funksion të mbrojtjes së kushtetutës dhe ligjeve të vendit”, thuhet në komunikatë.