Qeveria spanjolle propozon masa për luftë kundër ndryshimeve klimatike

Qeveria spanjolle sot zyrtarisht shpalli “krizë klimatike” dhe propozoi masa për luftë kundër ndryshimeve klimatike, të cilat, mes tjerash, përfshijnë edhe zona të mëdha të detyrueshme me lëshim të ulët të gazrave në qytetet më të mëdha.

Bota

21/01/2020 21:56

Zonat e tilla, të cilat kanë për qëllim ta përmirësojnë cilësinë e ajrit me zvogëlimin e automjeteve në rajonet urbane, tashmë dhanë rezultatet në Barcelonë dhe Madrid, si dhe në shumë qytete të botës.

Ministrja e Mjedisit Jetësor, Tereza Ribera në seancën e Qeverisë theksoi se sipas ligjit të ri, të gjitha rajonet urbane në qytetet me mbi 50.000 banorë do të duhet të kenë zona me lëshim të ulët të gazrave.

Masat do të dërgohen në Parlament në 100 ditët e ardhshme.