Qeveria në detyrë në krye të bordit të Ujësjellësit emëroi njeriun e Vetëvendosjes

Qeveria në detyrë në mbledhjen e sotme ka emëruar anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Lajme

02/04/2020 22:12

Qeveria në detyrë sot ka bërë publik anëtarët e përkohshëm për tri Ndërmarrje Publike.

Mirëpo kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është përkujdesur që pak para largimit të tij, të rehatoj në bordin e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, një bashkëpartiak të tij.

Lajmi.net ka gjetur se i emëruari si kryesues i bordit të drejtorëve të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Mentor Hyseni, është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Hyseni, në zgjedhjet e fundit për deputet të Kuvendit të Kosovës ka qenë ka kandidat nga radhët e LVV-së, por nuk kishte arritur të siguronte një ulëse.

Mirëpo, Hyseni nuk është i vetmi njeri i Vetëvendosjes në krye të bordit, ditë më parë, qeveria në detyrë, kishte emëruar edhe Mirsad Shkretën në bordin e SHSKUK-së. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Qeveria Kurti emëron një anëtar të Lëvizjes Vetëvendosje në bordin e ri të SHSKUK-së