Qeveria lavdëron protestuesit për kulturën e treguar

17:32 | 18 Prill 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa

Qeveria e Kosovës, ka lavdëruar kulturën e treguar nga qytetarët në protestën e sotme.

Për rolin e tyre në  protestën e sotshme të organizuar nga partitë opozitare, në një komunikatë Qeveria po ashtu ka vlerësuar punën e organeve të rendit.

“Duke shprehur respektin për të drejtën e protestës, si mjet demokratik të shprehjes së shqetësimeve qytetare, Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson kulturën e demonstruar sot nga protestuesit në Prishtinë”.

“ Qeveria e Kosovës vlerëson, po ashtu, organet e rendit për përkushtimin e tyre për të siguruar kushte normale për protestuesit dhe për të siguruar objektet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.