Qeveria ka realizuar vetëm 2 për qind të investimeve kapitale në shëndetësi, Zemaj: Qeveria e paaftësisë dhe mashtrimit

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj me anë të një postimi ka akuzuar ashpër Qeverinë për mos investime në sektorin e Shëndetësisë. Sipas Zemajt, Qeveria e Kosovës vetëm në 6 muajt e parë të vitit ka realizuar më pak se 2% të investimeve kapitale në shëndetësi, transmeton lajmi.net. “Kjo është pasqyra e një qeverie…

Lajme

21/07/2026 18:32

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj me anë të një postimi ka akuzuar ashpër Qeverinë për mos investime në sektorin e Shëndetësisë.

Sipas Zemajt, Qeveria e Kosovës vetëm në 6 muajt e parë të vitit ka realizuar më pak se 2% të investimeve kapitale në shëndetësi, transmeton lajmi.net.

“Kjo është pasqyra e një qeverie ku mungon pothuajse gjithçka dhe ku nuk punohet për asgjë.”, tha Zemaj ndër të tjera në postimin e tij.

Postimi i plotë:

Kur pacientët kanë nevojë për shërbime më të mira, kushte dinjitoze, pastërti dhe barna, qeveria e paaftësisë dhe e mashtrimit, vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, ka realizuar më pak se 2% të investimeve kapitale në shëndetësi, pothuajse njësoj si në vitet e kaluara.
Kjo është pasqyra e një qeverie ku mungon pothuajse gjithçka dhe ku nuk punohet për asgjë.
Ndërkohë, shpenzimet për luks, reprezentacion dhe udhëtime kanë arritur nivele rekord.
Megjithatë, në një drejtim tregohen shumë “efikas”: në tenderët njëburimorë, në emërimet e familjarëve të eksponentëve të VV-së dhe në trefishimin e kostos së barnave dhe materialit shpenzues./lajmi.net/