Dy viktimat e aksidentit në Shushicë të Istogut janë nga Skenderaj, Lushtaku i shpreh ngushëllime familjes
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shushicë të Istogut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Dy viktimat e këtij aksidenti janë Ramiz Qorraj i moshës 69 vjeçare dhe mbesa e tij Arbëresha Qorraj e moshës 12 vjeçare që vinin nga fshati Pemishtë e Skenderajt, shkruan…
Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shushicë të Istogut, ku dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar.
Dy viktimat e këtij aksidenti janë Ramiz Qorraj i moshës 69 vjeçare dhe mbesa e tij Arbëresha Qorraj e moshës 12 vjeçare që vinin nga fshati Pemishtë e Skenderajt, shkruan lajmi.net.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku i ka shprehur ngushëllime familjes së tyre për këtë humbje të rëndë.
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për vdekjen tragjike të dy anëtarëve të familjes Qorraj nga Pemishta e Skenderajt, Ramiz Qorrajt 69 vjeç dhe mbesës së tij, Arbëresha Qorraj 12 vjeç, në një aksident të rëndë komunikacioni. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qorraj, të afërmit dhe miqtë e tyre. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë e cila na ka prekur të gjithëve. Në shenjë respekti dhe solidariteti për familjen për këtë tragjedi të rëndë, ju njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet e planifikuara për sonte në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës””. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: