Qeveria e Ukrainës njofton për çlirimin e qytetit Lluhansk

Këshilli për siguri kombëtare i Ukrainës njoftoi e trupat qeveritare pas dy ditë luftimesh nëpër rrugë ka rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të qytetit Lluhansk, të cilin tash e sa ditë e mbanin nën rrethim. 

Bota

20/08/2014 20:21

Forcat qeveritare tash kontrollojnë pjesët më të rëndësishme të qytetit, tha zëdhënësi i këtij këshilli, Andrei Lisneko, transmeton agjencia e lajmeve AP.

Mediet ukrainase njoftuan se sot në mëngjes në qytetet ka hyrë një kolonë e teknikës rusë pa shenja, si dhe 1,200 ushtarë në “uniforma të gjelbra”, duke mos cekur detaje të tjera.

Në Lluhansk është shpallur gjendje e katastrofës humanitare, pasi që aty tash e 18 ditë nuk ka ujë e energji elektrike, kurse lidhjet telefonike janë të ndërprera.

Rusia javën e kaluar ka dërguar një “konvoj humanitar” për të ndihmuar popullatën e këtij qyteti, por autoritetet ukrainase nuk lejuan që kamionët të kalojnë kufirin.