Qesharake: Qeni endacak aksidenton çiklistin në garën e Italisë
Çiklisti belg Remco Evenepoel pësoi dy rrëzime gjatë një faze dramatike në Xhiron e Italisë. Fillimisht kampioni belg u rrëzua nga një qen endacak dhe më pas u rrëzua përsëri në një finale të furishme. Klima me shi në të gjithë garën, pati për pasojë incidente të shumta, veçanërisht në sprintin e fundit në Salerno,…
Sport
Çiklisti belg Remco Evenepoel pësoi dy rrëzime gjatë një faze dramatike në Xhiron e Italisë.
Fillimisht kampioni belg u rrëzua nga një qen endacak dhe më pas u rrëzua përsëri në një finale të furishme.
Klima me shi në të gjithë garën, pati për pasojë incidente të shumta, veçanërisht në sprintin e fundit në Salerno, ku Remco Evenepoel u rrëzua për herë të dytë, ndërkohë që edhe Mark Cavendish gjithashtu u rrëzua në sprintin e mbylljes, duke rrëshqitur përgjatë vijës së finishit për të zënë vendin e katërt.
Kaden Groves (Alpecin-Deceuninck) ishte i pari mbi vijën finale për të fituar garën. Primoz Roglic i Jumbo-Visma dhe lideri i garës, Andreas Leknessund (ekipi DSM), u rrëzuan të dy nga një përplasje e madhe në një kthesë 7 km larg përfundimit, por norvegjezi qëndroi me fanelën rozë të liderit të Xhiros së Italisë./Lajmi.net/