Qendra e djathtë fiton në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Partitë e qendrës së djathtë mbeten grupimi më i fuqishëm në Parlamentin Evropian, kurse ekstremistët kanë fituar më pak vota se që është pritur, tregojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve që përfunduan sot për përbërjen e re të parlamentit evropian. 

Bota

25/05/2014 22:53

Sipas rezultateve jozyrtare të publikuara para pak çastesh në Bruksel, Partia Popullore Evropiane (PPE), e cila grumbullon partitë e qendrës së djathtë, ka fituar gjithsej 216 nga 571 ulëse në Parlament, dhe me këtë e ka ruajtur epërsinë nga përbërja e kaluar.

Partia e socialistëve dhe demokratëve evropianë mbetet e dyta me 197 ulëse, përkatësisht dy më pak se në mandatin e kaluar.

Humbje  më të madhe e shënuan liberalët, të cilçt nga 84 vende në mandatin e kaluar, tash do të kenë gjithsej 59, derisa të gjelbrit do të kenë 49 ulëse, 12 më pak se më parë.

Dalja e votuesve në këto zgjedhje ishte e vogël dhe sillej nga 19.6 për qind në Sllocvaki, e deri në 35 për qind bnë Francë.

Procesi zgjedhor ka zgjatur katër ditë, kurse në të kanë pasur të drejtë vote rreth 400 milionë qytetarë n ga 28 vende të BE-së.