Qëllohet me armë zjarri një person në Qirez të Skenderajt

Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në Qirez të Skenderajt. Siç raporton Policia, viktima dhe i dyshuari që të dy i përkasin moshës së mitur, shkruan lajmi.net. Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit…

Lajme

18/02/2023 09:25

Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në Qirez të Skenderajt.

Siç raporton Policia, viktima dhe i dyshuari që të dy i përkasin moshës së mitur, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/