Qalaj: Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje

Kandidati i PDK-së për deputet, Rashit Qalaj ka thënë në T7 se prej fëmijërisë ka pasur afërsi me këtë subjekt.

Lajme

21/01/2021 22:50

Qalaj ka thënë se tërë kjo vëmendje ndaj tij po bëhet pasi iu bashkua PDK-së dhe jo një partie tjetër.

“Po të kaloja në VV, nuk do të kishte fjalë kundër meje”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shpjeguar pse ka pasur afërsi me ish-kryeministrin Albin Kurti.

“Krejt marrëdhënia ime me të ka pasur të bëjë me dhënien e ndihmës në pandemi”, ka thënë ai.

Tutje Qalaj ka thënë se prej që ka qenë në moshë më të re ka pasur afërsi me PDK-në dhe për këtë arsye e ka parë të arsyeshme që t’i bashkohet këtij subjekti në këtë kohë.