PZAP hedh poshtë ankesën e AAK-së në Istog
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka hedhur poshtë ankesën e AAK’së në Istog për rivotim.
Lajme
Ankesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte të bënte me numrin e votave që dolën nga formularët një ditë pas zgjedhjeve, e të cilët e nxorën fitues Haki Rugovën e LDK’së.
Mirëpo, PZAP këtë ankesë të AAK-së, e ka vlerësuar si të palejuar.
“Paneli nuk është lëshuar fare në vlerësimin e pretendimeve ankimore, lidhur me shkeljet e pretenduara në ankesë përkitazi me parreguullësitë në Qendrat e Votimit QVnr. 0622C/01, për faktin se shkeljët që ndërlidhen me rezultatin e votimit, duhet të parashtrohen me rastin e shpalljes së rezultati përfundimtyar nga KQZ-ja, e jo në këtë fazë të procedurës” thuhet me tutje në këtë vendim.
Lexojeni të plotë vendimin e PZAP-së: