Pyetja për të cilen Zuckerberg nuk kishe përgjigje

Mark Zucerberg ishte për të dyten herë para Senatit amerikan në lidhje me skandalin e të dhënave nga gjiganti i rrjeteve sociale.

Auto & Tek

12/04/2018 13:33

Shefi i rrjetit më të madh social të globit ka shpenzuar këtë javë më shumë se 10 orë përpara ligjvënësve amerikanë, e sërish nuk i është përgjigjur një pyetjeje tejet të rëndësishme: Sa të dhëna mbledh realisht Facebooku nga përdoruesit, por edhe jopërdoruesit e tij?

Kjo pyetje iu drejtua si në Komisionin e Senatit, ashtu dhe në atë të Dhomës së Përfaqësuesve, por Zuckerbergu iu shmang duke propozuar një shpjegim të mëvonshëm nga ekipi i tij.

Të mërkurën në “Capitol Hill” ai u shpreh se, “është e paevitueshme që ka ekzistuar nevoja për disa rregullatorë” lidhur me kompanitë e internetit, një ide e hedhur nga ligjvënësit republikanë dhe demokratë.

Ndërsa nuk është e qartë sesi do të jenë këta rregullatorë, ligjvënësit thanë se duan një mbrojtje më të mirë të përdoruesve, pasi ajo çfarë ndodhi me “Cambridge Analytica”-n pati ndikim te miliona vetë. /Lajmi.net/