Përshkallëzohet protesta në Tiranë, polici përfshihet nga flakët pas hedhjes së molotovëve

Situata gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar sërish, ku protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të forcave të policisë. Gjatë hedhjes së mjeteve piroteknike, një prej efektivëve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi molotovi ka shpërthyer pranë tij. Ngjarja ka ndodhur në mes të përplasjes…

Lajme

28/11/2026 14:23

Situata gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është përshkallëzuar sërish, ku protestuesit kanë hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të forcave të policisë.

Gjatë hedhjes së mjeteve piroteknike, një prej efektivëve të policisë është përfshirë nga flakët, pasi molotovi ka shpërthyer pranë tij. Ngjarja ka ndodhur në mes të përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Ndërkohë, policia ka vijuar ndërhyrjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.