Sipas rezultateve zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, Putin ka fituar 76 përqind të votave.
“Siç e kanë thënë edhe shumë të tjerë, këto kanë qenë ndoshta zgjedhjet më transparente dhe më të pastra në historinë e vendit tonë”, tha Putin.
Megjithatë, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka pasur monitorues në zgjedhjet ruse, ka thënë se ato janë përcjellë me shkelje.