Putin ua ndalon mediave ruse t’i përdorin këto fjalë gjatë raportimit për luftën në Ukrainë

Rregullatori rus i komunikimit të shtunën i kërkoi mediave të heqin raportet që përshkruajnë sulmin e Moskës ndaj Ukrainës si një "sulm, pushtim ose shpallje lufte".

Bota

26/02/2022 11:02

Në një deklaratë, Roskomnadzor akuzoi një numër mediash të pavarura, duke përfshirë kanalin televiziv Dozhd dhe radion Echo of Moscow për përhapjen e “informacioneve të pavërteta jo të besueshme shoqërore” në lidhje me granatimet e qyteteve ukrainase nga ushtria ruse dhe vdekjet e civilëve.

Kësisoj, mediat në Rusi tani e tutje nuk do të guxojnë më t’i përdorin fjalët “sulm, pushtim apo shpallje lufte” kur të raportojnë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. /Lajmi.net/