Putin ende përdor ‘Windows XP’, pavarësisht se Microsoft nuk e përditëson sistemin tash e pesë vite
Presidenti rus Vladimir Putin përdor ende sistemin operativ Windows XP në kompjuterët e tij zyrtarë, sipas fotografive.
Auto & Tek
Një njoftim për shtyp, Kremlin muajin e kaluar tregoi fotografi të Putinit në rezidencën e tij në Moskë, i ulur pranë një ekrani me një foto të Kremlinit si fotografi në sfond, bën të ditur Daily Mail.
Shiriti blu i ndritshëm në fund të ekranit sugjeron që kompjuteri ishte akoma duke ekzekutuar Windows XP, transmeton lajmi.net.
Microsoft ndaloi ofrimin e përditësimeve për XP në 2014 dhe paralajmëron se kompjuterët që përdorin programin “mund të jenë më të prekshëm ndaj rreziqeve të sigurisë”.

Sidoqoftë, Rusia ka vendosur kufizime në softverin e huaj dhe rregulloret e Moskës mund të pengojnë përditësimet, sipas Open Media.
Windows XP, i cili u lansua për herë të parë në vitin 2001, u certifikua për përdorim në qeverinë ruse nga Shërbimi i vendit për Kontrollin Teknik dhe Eksport.
Sidoqoftë, sistemi më i fundit Windows 10 është aprovuar vetëm për kompjuterët të cilët nuk përmbajnë sekrete shtetërore. /Lajmi.net/