Punonjësit shëndetësor vishen me rroba të ‘Casa de Papel’ për të ngritur moralin
Dizajnerët në SHBA janë kujdesur për punonjësit shëndetësor që të ngrisin moralin e tyre duke iu përgatitur rroba mbrojtëse, të ngjashme me kostumet e veshura në shfaqjen televizive ‘La Casa de Papel’.
Fun
Një gjë të tillë për CNN e ka bërë të ditur Ram Silva, një dizajner në Illnois, duke thënë se i kishte krijuar këto veshje për të ngritur moralin e personelit shëndetësor, meqë siç thotë ai, ata kanë punuar vazhdimisht për të kuruar pacientët, transmeton lajmi.net.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur 794,297 të infektuar nga Covid-19, sipas platformës Worldometers, derisa 42,564 kanë ngelur të vdekur nga virusi.
Seria spanjolle e zhanrit krim është ndër më të shikuarat në platformën ‘Netflix’.

Nju Jorku vazhdon të raportojë numrin më të madh të rasteve në mesin e shteteve në Amerikë, gjegjësisht 252 mijë raste dhe rreth 19 mijë jetë të humbura nga virusi pandemik.
Lajmi i mirë për Nju Jorkun është se ka filluar të bie numri i të hospitalizuarve, duke e minimizuar rrezikun e çuarjes në kolaps total të sistemit shëndetësor të vendit. /Lajmi.net/