Punonjësit e Vjosa Osmanit i sulen Isa Mustafës, reagon edhe shefi i kabinetit të presidentes

Përveç këshilltarit e bashkëpartiakut, ish-kryeministrit Isa Mustafa i ka reaguar edhe shefi i kabinetit të presidentes, Blerim Vela.

Lajme

23/06/2022 21:49

Vela, me anë të një postimi në ‘Twitter’, ka thënë se ish-kryeministri nuk ka arritur ta luftojë krimin dhe korrupsionin, teksa iu është referuar edhe me term komunist si “shoku Isë”, e “i pensionuar në politikë”, shkruan lajmi.net.

“I pensionuar nga politika pas denimit nga qytetaret me vote, ai s’ka kredibilitet te mbaj leksione. Ai kurre s’ka pasur guximin te luftoj krimin e korrupsionin. Perkundrazi, ishte kthyer ne sherbetor politik vetem e vetem qe te mbes ne pushtet – qofte edhe nje dite me shume”, shkroi Vela në ‘Twitter’.

“Andaj, sikur te kishte fytyre shoku Isa Mustafa, sic po shprehet ai (e qe nuk ka), do t’i kerkonte falje qytetareve te Kosoves per demin e pariparueshem qe i ka bere vendit, si vasal i papermiresueshem dhe sherbetor i degjueshem i kapjes se shtetit dhe korrupsionit ne vend”, vijon ndër të tjera ai.

Reagimi i tij vjen pas deklarimeve të sotme të ish-kryeministrit Mustafa, duke thënë se krerët aktualë penguan liberalizimin e vizave më 2016-ën.

“Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!”, shkroi ndër të tjera Mustafa.

Karshi kësaj deklarate ka reaguar edhe këshilltari i Osmanit, Bekim Kupina e bashkëpunëtori i presidentes, Haxhi Avdyli. /Lajmi.net/