Punimet në rrjet, KEDS bën të ditur cilat zona do të mbesin pa rrymë

KEDS ka bërë të ditur se më 10 shkurt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit. Ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet, shkruan lajmi.net. Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit. Njoftimi i plotë nga…

Lajme

08/02/2023 16:43

KEDS ka bërë të ditur se më 10 shkurt do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Ndërprerja e rrymës do të ndodh për shkak të punimeve në rrjet, shkruan lajmi.net.

Punimet do të kryhen nga ekipet e KEDS, ndërsa janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Njoftimi i plotë nga KEDS:

10.02.2023

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Prizren

1.

NS 35/10 kV Prizreni III

Nga Dalja 10 kV Çlirimi i Popullit do të ndërprehet:

TS 10/0.4kV TS Shtëpia e Kulturës (kodi: 30032013004) nga ora 07:00 deri ora 13:00

Vendet: Shtëpia e Kulturës, Teatri i Prizrenit, një pjese e rr. Adem Jashari, një pjesë e rr.Mbreti Zog.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri, krasitja e druve dekorativ në rr. Adem Jashari nga kompania “EKOREGJIONI”.

10.02.2023

Punime nga pala e tretë

Pejë

1.

TS 110/10kV Deçani do të ndërprehet:

Dalja 10[kV] Isniqi (kodi: 53000008) nga ora 12:00 deri 15:00

Vendet: Ahmetgjekajt, Tishukajt, Mehmetajt, Mulajt, Kuklec, Osadautajt, Tahirsylaj, Rexhametajt dhe Osmanajt.

Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas pëlqimit elektro-energjetik dhe projektit të aprovuar, si dhe rekomandimeve nga komisioni i pranimeve teknike. /Lajmi.net/