Punëtori shkon që t’ia pastrojë hapësirën, pitoni e kafshon në gjoks

Një person është incizuar teksa është sulmuar në zonën e gjoksit, derisa po pastronte hapësirën ku zvarraniku po vepronte.

Fun

25/05/2020 21:18

Në videon e publikuar së fundmi nga tabloidi ‘Daily Mail’, personi i cili shfaqet në kamerë, që besohet të jetë punonjës i kompanisë për strehimin e gjarpinjëve, tregon shenjat e shkaktuara nga kafshimi i gjarpinjve, shkruan lajmi.net.

Përkundër rrezikut që përbën gjarpri, punonjësi vazhdon të luajë me të dhe ta vendosë zvarranikun përreth trupit. Por, duke e vendosur në kafazin e tij, pas pastrimit, ai kafshohet nga pitoni.

Videoja është shikuar mbi mijëra herë dhe ka marrë dhjetëra reagime. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMailVideo/videos/247908286278156/