Punëtorët e Trafikut Ubran shtyjnë protestën për në prill
Greva e punëtorëve të Trafikut Ubran është shtyrë për fillimin e muajt prill.
Lajme
Punëtorët kanë thënë se këtë vendim e kanë marrë që të mos i lënë qytetarët pa mundësinë e udhëtimit me transport publik.
Kjo megjithë faktin që edhe të mërkurën autobusët janë furnizuar me karburante nga paratë e mbetura të kompanisë, pasi ende nuk i është zhbllokuar xhirollogaria.
Me këtë rast punëtorët kanë ripërsëritur kërkesën e tyre për lirimin e mjeteve financiare, pasi në të kundërtën qytetarët nuk do të mund të udhëtojnë me Trafikun Urban, njofton Klan Kosova.
Bordi i kësaj ndërmarrje ka bllokuar xhirollogarinë e kësaj ndërmarrje sepse nuk e njeh për drejtor të ndërmarrjes Halit Mustafën, duke theksuar se bordi në këtë pozitë ka zgjedhur Hafir Hamitin.