Punëtorët e pastrimit në Deçan i gjejnë dy granata dore – Ndërhyn njësia për deminim
Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, punëtorët e pastrimit të qytetit në Deçan kanë hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese, përkatësisht granata dore, teksa po grumbullonin mbeturinat. Sipas informacioneve zyrtare, menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila ka bërë tërheqjen dhe…
Lajme
Gjatë orëve të mëngjesit të sotëm, punëtorët e pastrimit të qytetit në Deçan kanë hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese, përkatësisht granata dore, teksa po grumbullonin mbeturinat.
Sipas informacioneve zyrtare, menjëherë pas raportimit të rastit, në vendin e ngjarjes ka dalë njësia për deminim e Policisë së Kosovës, e cila ka bërë tërheqjen dhe neutralizimin e sigurt të granatave., raporton lajmi.net
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe situata është vendosur nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është duke u hetuar për të zbuluar origjinën dhe rrethanat e pranisë së mjeteve shpërthyese në atë zonë.
Policia ka apeluar për vigjilencë dhe ka kërkuar nga qytetarët që në raste të ngjashme të shmangin kontaktin me mjete të dyshimta dhe të lajmërojnë menjëherë organet kompetente./Lajmi.net/