Punëtorët e Ministrisë së Punës ende pa paga, kryetari i sindikatës paralajmëron kaos!
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik që punojnë në objektet e Ministrisë së Punës vazhdojnë të përballen me pagë më të ulët se paga minimale, e cila është rritur nga 1 janari sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Sipas…
Lajme
Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Teknikë dhe Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik që punojnë në objektet e Ministrisë së Punës vazhdojnë të përballen me pagë më të ulët se paga minimale, e cila është rritur nga 1 janari sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.
Sipas Azemit, deri sot, më 10 mars, punëtorët ende nuk kanë marrë pagat për muajin shkurt, dhe ka dyshime se edhe këtë muaj do të përfitojnë të njëjtën pagë të ulët.
“Është krijuar një kaos i vërtetë në shumë institucione publike, përfshirë spitale dhe ministri, pasi punëtorët ende nuk e kanë marrë pagën për muajin paraprak. Fajtor sipas pronarëve të kompanive janë Ministritë përkatëse dhe Kuvendet Komunale, që nuk kanë alokuar mjetet e nevojshme kompanive që ofrojnë shërbime për institucionet publike dhe komunale”, tha Azemi në njoftimin për media.
Sindikata paralajmëron se situata duhet të trajtohet menjëherë për të siguruar pagat e punëtorëve dhe respektimin e të drejtave të tyre ligjore.
