Punë e kryer: Torreira, shumë shpejt lojtar i Galatasaray

Lucas Torreira së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Galatasaray. Mesfushori ka arritur marrëveshje me klubin në lidhje me kushtet e përgjithshme dhe së shpejti pritet që të hidhet “e zeza mbi të bardhë”. Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 6 ose 7 milionë euro, transmeton lajmi.net. Uruguajani…

Sport

05/08/2022 10:02

Lucas Torreira së shpejti do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Galatasaray.

Mesfushori ka arritur marrëveshje me klubin në lidhje me kushtet e përgjithshme dhe së shpejti pritet që të hidhet “e zeza mbi të bardhë”.

Shuma e këtij transferimi pritet të jetë diku rreth 6 ose 7 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Uruguajani do të udhëtojë në Stamboll në ditët në vijim për ta kompletuar këtë lëvizje.

26-vjeçari që prej kohësh nuk bën pjesë në skemat e Mikel Artetas.

Ai së fundi ishte i huazuar te skuadra e Fiorentinas. /Lajmi.net/