Punë e kryer: Cavani largohet nga PSG

Aventura e Edinson Cavanit te PSG po shkon drejt fundit.

Sport

22/08/2019 23:24

Sulmuesi uruguaian do të largohet nga PSG pas përfundimit të këtij sezoni, dhe do të vazhdojë karrierën në MLS.

Ish anëtari i Napolit, do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me ekipin e ri që do të shfaqet në hartën botërore, Inter Miami.

Klubi është në pronësi të David Beckham, dhe nga sezoni tjetër do të fillojë garimin në ligën më të fortë amerikane në futboll.

Cavani është golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së, me 194 gola të shënuara./Lajmi.net/