Pulisc paralajmëron kundërshtarët: Nuk do doja të luaja kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve
Dje gjatë ditës në Nyon të Zvicrës u mësua edhe shorti i fazës çerekfinale në kompeticionin më ta madh të UEFA-s, Champions League. Skuadra e Chelseat do t’i luajë dy ndeshje tejet interesante me kundërshtarin e Real Madridit, me Christian Pulisic që jep një mesazh të madh para këtyre ndeshjeve, shkruan Lajmi.net Anësori amerikan është…

Sport
Dje gjatë ditës në Nyon të Zvicrës u mësua edhe shorti i fazës çerekfinale në kompeticionin më ta madh të UEFA-s, Champions League.
Skuadra e Chelseat do t’i luajë dy ndeshje tejet interesante me kundërshtarin e Real Madridit, me Christian Pulisic që jep një mesazh të madh para këtyre ndeshjeve, shkruan Lajmi.net
Anësori amerikan është rikthyer nga lëndimi dhe pritet që të jetë i gatshëm për këto ndeshje, kurse thotë se asnjë skuadër nuk do ia preferonte të lunte me Blutë në Ligën e Kampionëve.
“Nuk do doja të përballësha me ne në Champions League. Ne ishim në të njëtën situatë herën e fundit kur e fituam këtë garë”, ka thënë Pulisic
Ndeshja e parë mes Real Madrid dhe Chelseat zhvillohet më 12 prill në stadiumin “Santiago Bernabeu”, kurse ajo e kthimit më 18 prill në “Stamford Bridge”./Lajmi.net/
"I wouldn't want to play us in the Champions League."
Christian Pulisic thinks Chelsea are Champions League contenders ? pic.twitter.com/Gb288DtMuo
— ESPN UK (@ESPNUK) March 17, 2023