Publikohet trajleri i filmit të shumëpritur të Leo DiCaprio e Brad Pitt

Dy aktorët me famë botërore së shpejti do t'i shohim bashkë në një film.

ShowBiz

20/03/2019 16:31

Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt po aktrojnë bashkë në filmin me titull “Once upon a time in Hollywood”, shkruan lajmi.net.

Regjisori i këtij filmi është Quentin Tarantino, i cili njihet për një numër të madh krijimesh kinematografike.

Bashkë me Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprion, në këtë film do të aktrojë edhe Margot Robbie, ndërsa filmi po pritet me padurim nga fansat e dyshes.

Trajleri i filmit “Once upon a time in Hollywood”,  tashmë është publikuar dhe nga ajo që shfaqet në të, premton se do të jetë ndër filmat më të mirë në karrierën e dy aktorëve të famshëm. /Lajmi.net/