Publikohet lista përfundimtare e Shqipërisë, këta katër futbollistë largohen
Gianni De Biasi e ka publikuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për Kampionat Evropian.
Sport
Katër futbollistët shqiptarë të cilët do të kthehen në shtëpi janë Amir Rrahmani, Milot Rashica, Berat Gjimshiti dhe Herolind Shala.
Kjo është lista prej 23 lojtarëve shqiptarë që udhëtojnë në Francë
Portierë: Etrit Berisha, Orges Shehi, Alban Hoxha
Mbrojtës: Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mërgim Mavraj, Lorik Cana, Elseid Hysaj, Ansi Agolli, Frederic Veseli
Mesfushorë: Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Andi Lila, Migjen Basha, Odise Roshi, Ermir Lenjani, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Burim Kukeli
Sulmues: Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Armando Sadiku, Shkelzën Gashi
Kuqezinjtë Evropianin e fillojnë me ndeshjen ndaj Zvicrës më 11 qershor.