Publikohet incizimi i furgonit që la 14 të vdekur në Barcelonë (Video)

17:53 | 18 Gusht 2017

Mediat spanjolle kanë publikuar videon ku shihet furgoni i bardhë duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën La Rambla në Barcelonë.

Ai moment është kapur nga një objekt afër, ndërsa vetëm shkurtazi shihet lëvizja e veturës, transmeton lajmi.net.

Aty shihet se si këmbësorët e frikësuar ikin me vrap.

Në sulmin e djeshëm në kryeqytetin e Katalonisë kanë mbetur të vdekur 14 persona, kurse më shumë se 100 janë lënduar.

Deri me tash nuk dihet se kush e ka drejtuar furgoni, edhe pse janë arrestuar katër persona. /Lajmi.net/